Sport

Rrezikoi të dëmtohej për të përshëndetur tifozët, aventura e Sanches te Marseille mund të shkonte keq (video)

Alexis Sanchez është futbollisti më i ri i Olympique Marseille. Sulmuesi ndërpreu kontratën me Interin dhe me marrëveshjen tashmë në xhep, negociatat me ekipin francez përfunduan brenda pak orësh.

10 Gusht 2022, 20:06 Nga DOSJA

Rrezikoi të dëmtohej për të përshëndetur

FRANCË- Alexis Sanchez është futbollisti më i ri i Olympique Marseille. Sulmuesi ndërpreu kontratën me Interin dhe me marrëveshjen tashmë në xhep, negociatat me ekipin francez përfunduan brenda pak orësh. Shënimi zyrtar i klubit erdhi në mbrëmje, pasi 33-vjeçari zbarkoi në Francë.

"Olympique de Marseille dhe Alexis Sanchez kanë rënë dakord për ardhjen e lojtarit në Marsejë përmes një marrëveshjeje në parim."33-vjeçari zbarkoi në aeroportin e Marsejës në mbrëmje dhe u përshëndet nga tifozët në mënyrë të çmendur.

Sulmuesi kilian do të mbajë fanellën me numrin 70. Ish-lojtari i Interit ka pozuar me fansat për foto dhe ka firmosur autografe, ndërsa vraponte drejt tifozëve për t'i përshëndetur, futbollisti kilian rrëshqiti mbi një grumbull mjetesh piroteknike të fikur dhe për pak ra mbi barrierat që gjendeshin tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

sanches marseille

Sondazh

Poll