Sport

Donin ta merrnin peng në shtëpinë e tij, si kapiteni i Ajaxit i shpëtoi sulmit të grabitësve

Frikë për Dusan Tadic. Kapiteni i Ajax-it u sulmua nga dy grabitës të armatosur në Amsterdam dhe u plagos, por arriti t'i largonte kriminelët.

10 Gusht 2022, 18:04 Nga DOSJA

Donin ta merrnin peng në shtëpinë e tij, si kapiteni i Ajaxit i

SPANJË- Frikë për Dusan Tadic. Kapiteni i Ajax-it u sulmua nga dy grabitës të armatosur në Amsterdam dhe u plagos, por arriti t'i largonte kriminelët. Sipas lajmeve në Holandë, grabitja ka ndodhur në fund të korrikut, pranë shtëpisë së tij në kryeqytet.

Gazeta holandeze De Telegraaf pretendon se Tadic-it iu afruan dy persona të armatosur me fytyra të mbuluara pranë shtëpisë së tij në Van Eeghenstraat në jug të qytetit. Kur sulmuesi e kuptoi se diçka nuk shkonte, ai u përpoq të arratisej dhe të arrinte në hyrje të shtëpisë së tij. Megjithatë, lojtari nuk ia doli dhe pas një ndjekjeje të shkurtër u bllokua.

Lojtari u përlesh dhe ka arritur t'ia heq maskën njërit prej dy keqbërësve dhe t'i japë një shuplakë. Në fund, lojtari arriti të largonte kriminelët, të cilët u arratisën me një skuter. Nga ana tjetër, kapiteni i Ajax-it është nisur drejt hotelit Conservatorium, i cili ndodhet pranë shtëpisë së tij, nga ku ka lajmëruar policinë.

Sipas hetuesve, dy kriminelët donin t'i grabisnin lojtarit sendet e tij personale, në veçanti mendohet se kërkonin orën e Tadic. Një tjetër opsion nën hetim është se kriminelët donin të tentonin të hynin në shtëpi duke e marrë peng. Shtypi vendas raporton se serbi është plagosur lehtë.

E.Ç (Dosja.al)

tadic ajax

Sondazh

Poll