Sport

Pogba i kthehet kauzës së Palestinës, mesfushori poston foton e trishtë: Zot, mbroje popullin!

Paul Pogba i rikthehet kauzës së Palestinës. Mesfushori i Juventusit ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjet e të vrarëve në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza.

10 Gusht 2022, 18:47 Nga DOSJA

Pogba i kthehet kauzës së Palestinës, mesfushori poston foton e

PALESTINË- Paul Pogba i rikthehet kauzës së Palestinës. Mesfushori i Juventusit ka dërguar mesazh ngushëllimi për familjet e të vrarëve në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social 'Instagram' mesfushori ka shpërndarë një fotografi të disa prej fëmijëve të vrarë në sulme, Pogba shkroi: "O Zoti im, mbroje popullin e Gazës".

Ministria palestineze e Shëndetësisë më herët tha se të paktën 43 palestinezë, përfshirë 15 fëmijë dhe 4 gra u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës ndërsa 311 persona u plagosën.

Tensionet në rajon u rritën pasi ushtria izraelite sulmoi qytetin e pushtuar Jenin të Bregut Perëndimor më 1 gusht. Më pas ushtarët izraelitë plagosën dhe më pas arrestuan Bessam Saadi, udhëheqësin e Xhihadit Islamik në Jenin.

E.Ç (Dosja.al)

pogba

Sondazh

Poll