Aktualitet

Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet 62-vjeçari në Kurbin

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa Policia e Kurbinit ka arrestuar 62-vjeçarin me iniciale Xh. S., banues në Mamurras.

10 Gusht 2022, 14:49 Nga k.m.
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe dhunoi bashkëshorten, arrestohet
Foto ilustruese

KURBIN- Një 62-vjeçar është vënë në pranga pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa Policia e Kurbinit ka arrestuar 62-vjeçarin me iniciale Xh. S., banues në Mamurras, i cili veç dhunës në prani të familjarëve edhe e kanosur bashkëshorten me mjet prerës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. S., 62 vjeç,  për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet prerës, në prani të familjarëve. Bashkëshortja e shtetasit Xh. S. është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme,"-shkruhet në njoftimin e Policisë. 

policia e kurbinit kurbin

Sondazh

Poll