Aktualitet

Zjarret në vend/ Braçe: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj për ndalimin e zjarrvënies së qëllimshme

Për këtë situatë ka reaguar dhe deputeti socialist, Erion Braçe i cili shprehet se në shtator do t’i paraqesë Kuvendit ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Braçe u shpreh se kjo mund të jetë një përpjekje e vogël por duhet bërë ç'është e mundur që të ndalohet djegia e këtioj vendi.

10 Gusht 2022, 14:37 Nga e.k
Zjarret në vend/ Braçe: Në shtator i paraqes Kuvendit ligj
Pamje nga toka e djegur

TIRANË- Situata nga zjarret në vendin tonë vijon të mbetet e rëndë. Qindra hektarë pyje janë shkrumbuar nga flakët ku fatkeqësisht dhe disa banesa si në rastin e Shkodrës. 

Për këtë situatë ka reaguar dhe deputeti socialist, Erion Braçe i cili shprehet se në shtator do t’i paraqesë Kuvendit ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrvënies së qëllimshme. Braçe u shpreh se kjo mund të jetë një përpjekje e vogël por duhet bërë ç'është e mundur që të ndalohet djegia e këtij vendi.

“Shiheni, kështu digjet toka! Duket si toka e zjarreve! Toka nuk duhet të digjet më, duhet ndaluar! Në shtator do paraqes në Kuvend ligj për ndalimin e djegies së tokës përmes zjarrëvënies së qëllimshme! Një përpjekje qoftë edhe kaq, për të ndalur djegien e këtij vendi", tha Braçe.

POSTIMI I ERION BRAÇES

zjarret ne vend erion brace

Sondazh

Poll