Aktualitet

Gramshi prej dy ditësh nën flakë, më shumë se 10 hektarë pyje të djegur! Vihet nën hetim një 57-vjeçar

Siç raportohet deri tani janë djegur më shumë se 10 hektarë pyje me pisha. Zjarri fatmirësisht ndodhet larg zonave të banuara, por dëmi në pyll është i konsiderueshëm.

10 Gusht 2022, 14:02 Nga e.k
Gramshi prej dy ditësh nën flakë, më shumë se 10
Pamje nga zjarret

ELBASAN- Situta nga zjarret në vend vijon të mbetet e rëndë. Prej dy ditësh flakët kanë përfshirë malin në fshatin Sojnik të Gramshit.

Siç raportohet deri tani janë djegur më shumë se 10 hektarë pyje me pisha. Zjarri fatmirësisht ndodhet larg zonave të banuara, por dëmi në pyll është i konsiderueshëm.

Më shumë se 100 persona janë angazhuar në fikjen e zjarrit pasi në ndihmë të zjarrfiksve kanë shkuar dhe banorë të zonës.

Në lidhje me këtë vatër dyshohet se autor i zjarrvënies është një 57-vjeçar i identifikuar me inicialet F.H i cili është vënë nën hetim.

“Dogji me zjarr një sipërfaqe të madhe pyjore, procedohet penalisht 57-vjeçari. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 57 vjeç, banues në fshatin Mukaj, Gramsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në fshatin Sojnik, Gramsh, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

zjarret ne vend elbasan

Sondazh

Poll