Aktualitet

Ngritën laborator të drogës sintetike në Tiranë, dënohen me burg në SHBA 2 trafikantët

Vincent (Dominic) De Caro, 32 vjeç dhe Arbër Isaku, janë dënuar respektivisht me 4 dhe 4.3 vite burg.

10 Gusht 2022, 13:48 Nga k.m.
Ngritën laborator të drogës sintetike në Tiranë,
Arbër Isaku

CONNECTICUT- Dy të rinjtë amerikanë që kishin kthyer shtëpinë e tyre në Tiranë në një laborator droge, janë dënuar në Amerikë. Të dy u arrestuan 4 vite më parë, por së fundmi ndaj tyre është marrë vendimi për t'u dënuar. Vincent (Dominic) De Caro, 32 vjeç dhe Arbër Isaku, janë dënuar respektivisht me 4 dhe 4.3 vite burg.

Sipas dokumenteve të gjykatës dhe deklaratave të bëra në gjykatë, Isaku dhe Decaro blenë analoge të fentanilit nga furnitorët në Kinë dhe pasi e përpunonin në drogë, pilulat ua shisnin klientëve në errësirë. David Reichard, i cili jetoi për një kohë të shkurtër në rezidencën e Decaros, ndihmoi Isaku dhe Decaro-n të shtypnin pilulat e drogës, të cilat ua dërgonin me postë klientëve.

Në kohën e kontrollit të shtëpisë së Decaros në prill 2018, Isaku dhe Decaro ndodheshin në Evropë. Më 21 shtator 2018, Isaku dhe Decaro u arrestuan nga Policia e Shtetit shqiptar teksa po tentonin të kalonin kufirin nga Shqipëria për në Kosovë. Nga kontrolli i një banese në Tiranë, ku ata kishin qëndruar për një kohë të gjatë, u zbuluan drogëra si: alprazolam, fentanil dhe substanca të tjera të rrezikshme.

Më 15 qershor 2021, Decaro u deklarua fajtor për një akuzë të posedimit me qëllim të shpërndarjes së analogëve të fentanilit dhe, më 6 gusht 2021, Isaku u deklarua fajtor për një akuzë të komplotit për të poseduar me qëllim shpërndarjen dhe shpërndarjen e analogëve të fentanilit. Isaku dhe Decaro, të cilët të dy janë liruar me kusht, duhet të paraqiten në burg përkatësisht më 21 shtator dhe 2 nëntor. Reichard gjithashtu është deklaruar fajtor dhe pret dënimin./ justice.gov/usao-ct

arbër isaku vincent (dominic) de caro

Sondazh

Poll