Aktualitet

VD-E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të fëmijëve pas sherrit me gruan

50-vjeçari, i identifikuar si Vasil Aliaj, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, qëlloi me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi. Por brenda pak minutash u arrestua nga Policia.

10 Gusht 2022, 13:50 Nga k.m.
VD-E frikshme në Vlorë, burri gjuan me kallash në prani të
Momenti i arrestimit

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, mesditën e sotme. Një 50-vjeçar është vendosur në prangat e Policisë, pasi kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të tre fëmijëve të mitur. 50-vjeçari, i identifikuar si Vasil Aliaj, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, qëlloi me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi. Por brenda pak minutash u arrestua nga Policia. Madje u gjet edhe arma e zjarrit tip kallashnikov me të cilën ai qëlloi, të cilën e kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës së tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Kanina”. Kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, duke gjuajtur brenda banesës, vihet në pranga 50-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Pas njoftimit për ngjarjen e djeshme në fshatin Kaninë, ku shtetasi V. A., pas një konflikti të çastit, kanosi me armë zjarri bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të mitur, gjuajti me armën e zjarrit brenda banesës dhe më pas u largua me shpejtësi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në kuadër të operacionit “Kanina”, pas disa orësh ndjekje, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë i mundur lokalizimi i shtetasit V. A., në fshatin Kaninë dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi i tij. Gjithashtu u sekuestrua arma e zjarrit tip kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, që ky shtetas i kishte fshehur në një vend me bimësi, në afërsi të banesës. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. A., 50 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni kanina vlore vasil aliaj

Sondazh

Poll