Aktualitet

Përvetësoi para nga mashtrimi, vihet në pranga 24-vjeçarja nga Tirana

Kapja e saj u bë në kuadër të operacionit të koduar "Bribery".

10 Gusht 2022, 14:10 Nga k.m.
Përvetësoi para nga mashtrimi, vihet në pranga 24-vjeçarja
Foto ilustruese

TIRANË- Një 24-vjeçare është vënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash. Kapja e saj u bë në kuadër të operacionit të koduar "Bribery". 24-vjeçarja e arrestuar është e reja me inicialet M. Ç., banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Bribery". Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 24-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Bribery".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases: - M. Ç., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

operacioni bribery tirane

Sondazh

Poll