Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Fushë Krujë, Policia jep detajet e para: Po kërkojmë autori

Ndërsa bashkëfshatar i tij me inicialet K.Q. i cili tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

10 Gusht 2022, 10:58 Nga k.m.

Plagosja me armë zjarri në Fushë Krujë, Policia jep detajet

KRUJË- Luan Hushi, 55-vjeç, është qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Ai ka marrë plagë në bark dhe tashmë është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërsa bashkëfshatar i tij me inicialet K.Q. i cili tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Policia ka dhënë informacion për ngjarjen ku thekson se po punohet për sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

plagosja ne fushe kruje

Sondazh

Poll