Aktualitet

IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u plagos dhe vetë

I vogli u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë.

9 Gusht 2022, 22:49 Nga F.M
IDENTIFIKOHET xhaxhai që vrau aksidentalisht nipin në Shkodër, u
Foto Ilustruese

SHKODËR- Vlash Jakaj është 68-vjeçari që vrau aksidentalisht nipin e tij këtë mbrëmje. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Samrisht në zonën administrative të Dajçit në Shkodër. Rreht orës 21:55, Jakaj e ka thirrur nipin e tij, vetëm 10 vjeç që ta ndihmonte me pastrimin e armës.

Të dy nisën ta pastronin çiften që 68-vjeçari e kishte me leje dhe në proces e sipër arma u shkreh dhe plagosi 10-vjeçarin. I vogli u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Nga e shtëna, ka mbetur i plagosur edhe vetë Jakaj. Aktualisht ai ndodhet në spital. 

vlash jakaj xhaxhai vret nipin ne shkoder

Sondazh

Poll