Aktualitet

U plagos dhe vetë! Si e vrau xhaxhai nipin në Shkodër, e thirri në dhomë që ta ndihmonte me pastrimin e armës

68-vjeçari ka thirrur nipin e tij vetëm 10 vjeç që ta shoqëronte në dhomë për të pastruar çiftet.

9 Gusht 2022, 22:43 Nga F.M
U plagos dhe vetë! Si e vrau xhaxhai nipin në Shkodër, e thirri
Foto Ilustruese

SHKODËR- Xhaxha e nip ishin mbyllur në një dhomë dhe po pastronin armën e gjahut në momentin që ndodhi tragjedia këtë mbrëmje në Shkodër. Rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, në Dajç të Shkodrës, 68-vjeçari ka thirrur nipin e tij vetëm 10 vjeç që ta shoqëronte në dhomë për të pastruar çiftet.

Më pas, në pastrim e sipër, fëmija ka marrë armën në dorë. Në momentin që xhaxhai e ka rimarrë në dorë, armë e gjahur është shkrehur dhe i mituri ka marrë plagë të shumta. Ai ka humbur jetën rrugës për një spital, ndërkohë që mësohet se i plagosur ka mbetur edhe xhaxhai në një nga duart.

xhaxhai vret nipin ne shkoder

Sondazh

Poll