Aktualitet

50-vjeçari nga Vlora zihet me gruan dhe qëllon me armë në sy të dy fëmijëve të mitur

Më pas, ai ka marrë armën dhe ka qëlluar. 50-vjeçari është larguar nga shtëpi dhe është shpallur në kërkim nga policia.

9 Gusht 2022, 22:48 Nga F.M
50-vjeçari nga Vlora zihet me gruan dhe qëllon me armë në
Foto Ilustruese

VLORË- Një 50-vjeçar me iniciale V.H., ka qëlluar me armë zjarri Brenda shtëpisë duke terrorizuar gruan e dy fëmijët., mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorës. 50-vjeçari ka qenë duke debatur me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e mitur. Më pas, ai ka marrë armën dhe ka qëlluar. 50-vjeçari është larguar nga shtëpi dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e vlores

Sondazh

Poll