Aktualitet

Tragjedia në New York, Florind Belliu dhe Ornela Shehi përcillen sot për në banesën e fundit

Lajmi është konfirmuar nga komuniteti shqiptar në New York, i cili dhe ka marrë përsipër organizimin e ceremonive mortore ku dhe do të bëhet pritjet për ngushëllim.

10 Gusht 2022, 08:25 Nga d.a.
Tragjedia në New York, Florind Belliu dhe Ornela Shehi përcillen sot
Florind dhe Ornela Belliu

SHBA- Florind dhe Ornela Shehi, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në New York, duke lënë pas dy fëmijë të mitur, do të përcillen sot për në banesën e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga komuniteti shqiptar në New York, i cili dhe ka marrë përsipër organizimin e ceremonive mortore ku dhe do të bëhet pritjet për ngushëllim.

Njoftimi:

Nesër, më 10 Gusht 2022 nga ora 14:00 – 21:00 në adresën e Funeralit: Farenga Brothers Funeral Home 920 Allerton Ave Bronx, NY 10469 (718) 654-0500, komuniteti shqiptar në New York e më gjerë do të përcjellë për në banesën e përjetshme bashkëshortët Ornela Shehi dhe Florind Belliu.

Bashkëshortët u ndanë nga jeta tragjikisht duke lënë pas 2 fëmijë të mitur, shumë dhimbje, trishtim e lot te familjarët, miqtë e çdo shqiptar që u trondit thellë nga vdekja e tyre.

Largimi për në amshim i dy të rinjve me shumë ëndrra në tokën e premtuar, shkaktoi një tragjedi të vërtetë për rrethanat, pasojat dhe misterin që morën me vete në qiell.

Federata Vatra, Gazeta Dielli e mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve e miqve të Ornelës e Florindit.

Shpirti i tyre pushoftë në paqen e përjetshme e Zoti i forcoftë familjen. Paçin fëmijët me jetë të gjatë. U kujtofshin e mos u harrofshin kurrë përjetë./ Gazeta Dielli/

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht në New York, teksa festonin ditëlindjen e bashkëshortes së Florindit, Ornela, e cila mbushte 28 vjeçe. Fillimisht debati mësohet se ka nisur mes të resë dhe nënës së 35-vjeçarit, por me ndërhyrjen e aktorit, situata është përkeqësuar. Më pas, Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hedhur nga ballkoni i apartamentit që ndodhej në katin e gjashtë në ‘The Bronx’ të New Yorkut. Kur ka parë pasojat e veprimit të tij, 35-vjeçari ka vendosur të hidhej pas të shoqes. Të dy janë gjetur të vdekur dhe pamjet rrëqethëse ku nëna e aktorit shihet teksa qan në vendngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Ngjarja është ende nën hetim.  

florind belliu ornela shehi

Sondazh

Poll