Aktualitet

Xhaxhai vrau nipin, policia: Qëlloi mbi 10-vjeçarin teksa pastronte çiften

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë 68-vjeçari.

9 Gusht 2022, 22:46 Nga F.M
Xhaxhai vrau nipin, policia: Qëlloi mbi 10-vjeçarin teksa pastronte
Foto Ilustruese

VLORË- Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen aksidentale të ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Në njoftim bëhet me dije se rreth orës 21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër, aksidentalisht duke pastruar çiften, V.J, 68 vjec ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë 68-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç. Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

xhaxhai vret nipin ne shkoder vlash jakaj

Sondazh

Poll