Aktualitet

U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë

Anija, e cila u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, ka hyrë në ujrat e Shqipërisë. E gjithë sasia e grurit vjen për llogari të një fabrike mielli në Shqipëri.

10 Gusht 2022, 09:03 Nga k.m.
U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e
Anija "Jaohar Ranim"

DURRËS- Ka mbërritur nga Ukrain, anija "Jaohar Ranim" me 6 mijë ton grurë. Anija, e cila u furnizua me grurë në portin Izmail të Ukrainës disa ditë më parë, ka hyrë në ujrat e Shqipërisë. E gjithë sasia e grurit vjen për llogari të një fabrike mielli në Shqipëri.

Anija do të ankorohet në kalatën nr. 2 të portit të Durrësit paraditen e sotme dhe më pas do të shkarkohet, duke shënuar kështu edhe sasinë e parë të grurit të ardhur nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje.

U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e

Javën e kaluar nisën lëvizjet e para të grurit ukrainas, pas sulmeve të Rusisë në shkurt të këtij viti, duke shkaktuar një krizë në furnizimin global me drithë. Kjo edhe sepse Rusia dhe Ukraina, të dyja së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

anija \\

Sondazh

Poll