Aktualitet

Tërhoqi qenin zvarrë, lirohet Shpëtim Hajrulla, policia e gjobit dhe e procedon penalisht

Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

9 Gusht 2022, 22:38 Nga F.M
Tërhoqi qenin zvarrë, lirohet Shpëtim Hajrulla, policia e gjobit
Qeni teksa tërjhiqet zvarrë

VLORË- Shpëtim Hajrulla 55-vjeçari që tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas makine është liruar vetëm pak orë pasi u vu në pranga. Mësohet se policia i ka vendosur një gjobë prej 62.000 lekësh të rinj Hajrullës dhe e ka lënë të largohet. Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

“Pas videos së publikuar në rrjetet sociale ku Hajrulla tërhiqte zvarrë pas mjetit të tij qenin në në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ndaj tij nisi procedimi penal për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Gjithashtu, ai është ndëshkuar me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182,”- thuhet në njoftimin e policisë.

Hajrulla kishte lidhur qenin pas makinës së tij dhe po e tërhiqte zvarrë. Ai u filmua nga qytetarët teksa kryente aktin e rëndë dhe videoja u publikua nga Dosja.al.

shpetim hajrulla

Sondazh

Poll