Politike

Fluks në portin e Durrësit, Rama: Sezoni turistik po shënon shifra jashtë çdo parashikimi të vizitorëve

Në një postim në Facebook Rama shprehet se këto pamje tregojnë prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve e cila po shënon një rekord për sezonin turistik.

10 Gusht 2022, 07:59 Nga d.a.
Fluks në portin e Durrësit, Rama: Sezoni turistik po shënon
Porti i Durresit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar disa pamje nga porti i Durrësit teksa shihen dy tragete të ankoruara dhe dhjetëra makina të vendosura në rradhë.

Në një postim në Facebook Rama shprehet se këto pamje tregojnë prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve e cila po shënon një rekord për sezonin turistik.

"MIRËMËNGJES dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë"-ka shkruar Rama.

Pavarësisht se ende nuk ka të dhëna zyrtare të pubilkuara pasi sezoni turistik ende nuk ka mbaruar, Rama dhe më hewrët ka theksuar se këtë vit numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë ka qenë më i lartë se vitin e kaluar.

porti i durresit edi rama

Sondazh

Poll