Politike

VD/ Berisha mbledh ekspertë të energjitikës: Rama rrit çmimet, kërcënon, po e përdor si mjet terrori

Berisha po diskuton rreth krizës që ka prekur shqiptarët për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

9 Gusht 2022, 19:18 Nga F.M
VD/ Berisha mbledh ekspertë të energjitikës: Rama rrit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur një takim me ekspertë të fushës së energjitikës dhe hidrokarbureve. Berisha po diskuton rreth krizës që ka prekur shqiptarët për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Në këtë takim, kreu i PD-së thotë se kryeministri Edi Rama po e përdor energjinë si mjet terrori dhe po kërcënon qytetarët.

"Nafta është bërë një ‘shpatë demokleu’ në qafën e shqiptarëve. Energjia po keqpërdoret, jo vetëm në një skemë të papërmbajtur vjedhjeje, nafta dhe energjia elektrike. Nuk ka logjikë në botë që të pranojë që në Shqipëri nafta të shitet me 3-shin e çmimit të bursës, ndërkohë më përpara është shitur me dyfishin e çmimit. Sot ajo shitet 3 pikë sa herë më shumë. Nuk ka llogjikë ekonomike që të pretendohet se, do të ndërpresim energjinë, në vitet më të lagëta të vendit, që 99.9% të energjisë elektrike e ka nga uji. Të vendit që ka prodhuar falë burimeve të reja, 9 terravat nga 7 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Dalja në treg e sektorit energjetik shqiptar është kryekëput e bazuar në vjedhje. Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri, me dokumente, ka blerë energji me 250 euro megavatin, në një kohë kur në bursë shitej me 80-82 euro. Duhet ta dinë se blejnë energji me 520 euro, kur në bursë shitet me 410 euro. Blejnë energji çdo 2 ditë dhe nuk bëjnë një tender dhe një kryeministër që terrorizon qytetarët dhe u thotë se, por nuk u gjet energji në treg do e ndërpresim. Do e ndërpresë dhe do thotë nuk u gjet. E konsideron si mjet terrori,"- thotë Berisha. 

 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2022, 14:26 k.m.

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Edi Rama, Ornela Çuçi TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar...