Politike

Negociatat me BE/ Tjetër zëvendësim në ekipin e negociatorëve, Rama i jep Denar Bibës detyrën e rëndësishme

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë të mbajtur me datë 25 korrik  ku kryeministri Rama shkarkoi dhe negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Dhuka do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

9 Gusht 2022, 16:29 Nga e.k
Negociatat me BE/ Tjetër zëvendësim në ekipin e
Denar Biba

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama duket se pas marrjes së dritës jeshile nga BE për hapjen e negociatave ka nisur 'rinovimin' e ekipit negociator që do jenë dhe në ballë të 'betejës' së gjatë të futjes së vendit në familjen europiane.

Sipas vendimit të qeverisë të publiuar në fletoren zyrtare, Juliana Latifi zëvendësohet me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Latifi, ishte negociatore për kapitullin 5.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë të mbajtur me datë 25 korrik  ku kryeministri Rama shkarkoi dhe negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Dhuka do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.

VENDIMI I QEVERISË

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”.

b) Në kreun II bëhen këto ndryshime:
i. Në fjalinë e parë, të pikës 1, hiqen fjalët “… barazohet me ministrin e shtetit dhe,”;
ii. Në fjalinë e dytë, të shkronjës “k”, të pikës 1, hiqen fjalët“… përmes ministrit përgjegjës për Evropën dhe punët e jashtme …”;
iii. Pika 3 shfuqizohet.
c) Në kreun V bëhen këto ndryshime:
i. Pika 5 shfuqizohet;
ii. Në pikën 7 hiqen fjalët “… Kryenegociatori dhe …”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR Edi Rama

denar biba

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2022, 14:26 k.m.

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Edi Rama, Ornela Çuçi TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar...