Politike

Berisha: Një pronar peshkarexhash fut lirshëm naftë kontrabandë në vend, e takon vetë Rama

Berisha shtoi se kontrabanda e naftës, kryesisht në sasi të mëdha, nuk mund të bëhet pa pasur dijeni qeveria.

9 Gusht 2022, 19:23 Nga F.M
Berisha: Një pronar peshkarexhash fut lirshëm naftë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një pronar peshkarexhash që sipas tij fut naftë kontrabandë në Shqipëri. Në një takim me ekspertë energjitikë, Berisha, pa përmendur emër, tha se personi në fjalë takon edhe vetë kryeministrin Edi Rama. Berisha shtoi se kontrabanda e naftës, kryesisht në sasi të mëdha, nuk mund të bëhet pa pasur dijeni qeveria.

"Ka pronarë peshkarexhash që sjell naftë kontrabandë, e shkarkon lirshëm dhe thuhet se e takon herë pas here në mënyrë periodike kryeministrin. Nuk e di. Nuk mund të ketë kontrabandë nafte në këtë lloj niveli pa pasur miratimin e qeverisë. Nuk mund të ndodhë,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2022, 14:26 k.m.

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Edi Rama, Ornela Çuçi TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar...