Politike

Berisha: Në 9 vite qeveria nuk shtoi një burim energjie. TAP-i arritje, Shqipëria luajti rol kryesor

Kreu i PD-së tha se ka të filmuar një takim të Damian Gjiknurit në vitin 2014 me kompaninë Azere, Socar, për gazifikimin e Shqipërisë, gjithçka e rënë dakord më parë nga PD.

9 Gusht 2022, 20:52 Nga F.M
Berisha: Në 9 vite qeveria nuk shtoi një burim energjie. TAP-i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza mbi qeverinë e kryeministrin Edi Rama se nuk ka shtuar një burim energjie për nëntë vite. Në një takim me ekspertë të fushës së energjitikës, Berisha tha se qeveria duhet të kishte vijuar me gazifikimin e vendit, por që nuk e kanë marrë seriozisht atë gjë. Kreu i PD-së tha se ka të filmuar një takim të Damian Gjiknurit në vitin 2014 me kompaninë Azere, Socar, për gazifikimin e Shqipërisë, gjithçka e rënë dakord më parë nga PD.

"Energjia është një problem themelor për çdo vend, por e them me bindje të plotë dhe fakte, se Shqipërinë e sollëm në vitin 2013 në prag të një zgjidhje përfundimtare. Kjo qeveri nuk ka shtuar asnjë burim. Janë të gjitha burime energjetike të licencuara para ardhjes së kësaj qeverie në pushtet. Një tjetër aspekt ku Shqipëria luajti një rol thelbësor, është TAP. TAP është TAP-i për dy arsye kryesore; Qeveria e Azerbajxhanit donte që gazin e Kaspikut ta sillte në Europën Perëndimore. Absolutisht të gjitha vendet që kemi rrotull ishin kundër, përveç Shqipërisë e cila loboi fort dhe sot Europa ka një korridor gazi jo rus dhe aksionet e Shqipërisë në këtë nisëm, janë shumë të mëdha. Jo vetëm në rrafshin strategjik. Këta që në 9 vite nuk qenë të zot të shtonin një burim energjie, në vend që të vazhdonin procesin me gazifikimin e vendit, e morën në mënyrën jo më serioze. Janë të filmuara një takim i Damian Gjiknurit në vitin 2014 me kompaninë Azere, Socar, për gazifikimin e Shqipërisë, gjithçka e rënë dakord më parë nga ne. Dhe të njëjtin akt, firmos 4 vite më vonë, me të njëjtin fjalor, e firmos kjo që është sot ministre. Çfarë bënë këta. Për të fshehur këtë papërgjegjshmëri të tyre thanë, se kontrata nuk parashikon dalje gazi në territorin shqiptar. Kontrata parashikon dalje në Seman, dhe dalje tjetër në Fier, nëse Shqipëria vendos sasinë sa do të ketë për gazifikim dhe TEC. I ka të parashikuara, por kjo donte njerëz serioz që ta konsideronin energjinë çështje themelore të një vendi,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2022, 14:26 k.m.

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Edi Rama, Ornela Çuçi TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar...