Politike

Berisha: Rama i fali CEZ-it borxhin dhe 100 milionë euro

Sipas tij, me naftën në vend është krijuar një mafie me Ëngjëll Agaçin në krye. 

9 Gusht 2022, 21:19 Nga F.M
Berisha: Rama i fali CEZ-it borxhin dhe 100 milionë euro
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza mbi qeverinë e kryeministrin Edi Rama. Në një takim me ekspertë të fushës së energjitikës, Berisha tha se Rama ka qenë personi që i ka ka falur CEZ borxhin që kishte me dfatura. Berisha shtoi se pas borxhit që i fali, i dha dhe 100 milionë euro. Për uzinën e Ballshit, Berisha tha se Rama e ktheu në skrap. Sipas tij, me naftën në vend është krijuar një mafie me Ëngjëll Agaçin në krye. 

"Ju e cekët çështjen e CEZ. Ne kemi dokumente të avokatëve në arbitrazhin ndërkombëtar dhe jepte garanci që e kemi të fituar. Ai borxh që ai i kishte KESH-it ishte me fatura. Edi Rama me një marrëveshje ja fali borxhin, i dha edhe 100 milionë euro më pas. Gjithçka është e bërë nga dora e kësaj qeverie dhe mbi bazë korrupsioni.
Kemi një tablo mjaft problematike të krijuar nga kjo vjedhje zinxhir, por mundësitë janë. Kaskada është një mrekulli edhe në prodhim dhe si depozitë. Po të kesh edhe burime ajo të jep mundësi ta ruash dhe konservosh. Këta në këto kohë kanë marrë nga Korporata Energjitike e Kosovës çdo ditë nga 1 milionë e ca euro energji dhe në vend që të ruanin kaskadën, këta e hapnin dhe shisnin kaskadën duke e ulur me disa metra. Folëm për naftën. Këtu punon Shell-i, Edi Rama flet për të, por Shell-i ka këtu që në 2010. Por problemi është se u shndërrua në skrap Ballshi. U shndërrua në skrap se e futën në borxhe, me një sistem mafioz, që e përdorën për kolateral uzinën, mirrte qindra milionë euro borxhe dhe në fund rruga e vetme e larjes së borxheve ishte shndërrimi në skrap i uzinës dhe e bënë kështu. U zhvillua një mafie e tmerrshme, me në krye Engjëll Agaçin. Shqiptarët duhet ta dinë se sapo erdhi në pushtet shkoi në bordin e naftës dhe ai i drejtoi operacionet siç i leverdiste qeverisë dhe partisë,"- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll