Politike

‘1 ton drogë kapet në Itali’/ Berisha: E dërgoi shoqata e ministrit të familjes Çuçi

Ngarkesa prej 1 ton drogë e kapur në Itali, sipas Berishës është e dërguar nga shoqata e velierave të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

9 Gusht 2022, 15:02 Nga k.m.
‘1 ton drogë kapet në Itali’/ Berisha: E dërgoi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar trefikun e drogës që po kryhet nga Shqipëria në drejtim të Italisë, tashmë me jahte me vela. Ngarkesa prej 1 ton drogë e kapur në Itali, sipas Berishës është e dërguar nga shoqata e velierave të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

"1 ton drogë kapet në Itali, e dërguar nga shoqata e velistit të qeverisë, ministrit të familjes Çuçi. Tani preferohen jahtet me vela për trafiqe të sigurta,"-tha Sali Berisha.

Në velierë u arrestuan ukrainasit Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii, 43 dhe 62 vjeç, si dhe u ndaluan nga policia e Galipolit, tre shqiptarët, drejtuesit e tre varkave me të cilën u transportua droga, të cilat u bllokuan dhe ndaluan nga autoritete lokale. Në pranga ranë Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç. Nga aksioni u kapën 992 kg kanabis, të ndara me pako që nëse do përfundonin në treg, do kapnin vlerën e 10 mln eurove. 

sali berisha operacioni syri

Sondazh

Poll

Politike 9 Gusht 2022, 14:26 k.m.

Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit

Edi Rama, Ornela Çuçi TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar...