Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA| Arsenal piketon futbollistin e Milanit, Arteta e dëshiron me patjetër në muajin gusht

Arsenal mund të vendosë të bëjë një tjetër blerje në merkaton e verës. Klubi anglez interesohet për mesfushorin e Milanit Sandro Tonali.

9 Gusht 2022, 17:18 Nga DOSJA

E BUJSHME NGA ANGLIA

ANGLI- Arsenal mund të vendosë të bëjë një tjetër blerje në merkaton e verës. Klubi anglez interesohet për mesfushorin e Milanit Sandro Tonali. Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko, Fabio Vieira, Matt Turner dhe Marquinhos janë lojtarët që janë transferuar këtë në Londër.

Trajneri Arteta kërkon edhe një sforco ekonomike për lojtarin italian. Milan mund të privohet nga shërbimet e lojtarit nëse Arsenal afron 46 milionë paund. Megjithatë, vendosmëria e Arteta-s për të sjellë një mesfushor të ri në Londër përpara mbylljes së merkatos së verës do të thotë se një marrëveshje mund të jetë në horizont.

Mesfushori shënoi pesë gola dhe bëri tre asistime në kampionat sezonin e kaluar pasi Milan u kthye në majën e futbollit italian dhe i dha fund një periudhe dominimi nga Juventus dhe Inter.

E.Ç (Dosja.al)

tonali milan arteta

Sondazh

Poll