Aktualitet

Zbulohet destinacioni, marijuana e kapur në velierë do furnizonte klubet e natës në Puglia

Gjithsesi, hetimet vijojnë ende dhe autoritetet italiane shprehen se çelësi janë celularët e gjetur në skaf.

9 Gusht 2022, 16:04 Nga F.M
Zbulohet destinacioni, marijuana e kapur në velierë do furnizonte
Varkat me drogë

ITALI- 1 ton marjuanë që u sekuestrua një ditë më parë nga autoritetet italiane do të shërbente për të furnizuar jetën e natës në Puglia. Oficerët e Guardia di Finanzas, në një deklaratë për mediat që dolën sot u shprehën se 992 kilogramët e kanabisit të kapura në bordin e një veliere të nisur nga Shqipëria do të shiteshin në Itali, në klubet e natës në Puglia, sheshet dhe resorted turistike. Gjithsesi, hetimet vijojnë ende dhe autoritetet italiane shprehen se çelësi janë celularët e gjetur në skaf.

“Natën mes 7 dhe 8 gushtit, një avion i Guardia di Finanza ka vënë re tre varka, 13 milje larg bregdetit shqiptar. Pesë personat e arrestuar janë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge. Sipas asaj që doli në këtë fazë të parë hetimore, nuk përjashtohet mundësia që droga e sekuestruar të përdorej për furnizimin e shesheve puliane, veçanërisht për jetën e natës në resortet turistike. Hetimet do të vazhdojnë edhe falë telefonave të gjetur në skaf,”- thanë ata.

Nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë u vunë në pranga pesë persona, tre shqiptarë që u kapën duke ngarkuar drogën, Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç dhe dy ukrainas që ishin në bordi, në brigjet e Capo di Leuca (Leçe), Bychkovi Serhii 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

operacioni syri

Sondazh

Poll