Aktualitet

Durrës/ Grabitësit hyjnë në shtëpinë e 53-vjeçarit, i vjedhin bizhuteritë e lekët

53-vjeçari me iniciale P.B ka bërë në denoncim në polici, ku shprehet se grabitësit i kanë marrëbizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash.

9 Gusht 2022, 13:13 Nga k.m.
Durrës/ Grabitësit hyjnë në shtëpinë e
Foto ilustruese

DURRËS- Një 53 vjeçar në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Sipas Policisë, 53-vjeçari me iniciale P.B ka bërë në denoncim në polici, ku shprehet se grabitësit i kanë marrëbizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Durrës, se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,”- njofton Policia.

durrës

Sondazh

Poll