Aktualitet

Pamje të rënda nga Vlora! Shoferi lidh qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë

Ai dëgjohet që i bie borisë, por nuk merr asnjë reagim nga torturuesi i qenit.

9 Gusht 2022, 15:31 Nga F.M
Pamje të rënda nga Vlora! Shoferi lidh qenin pas makine dhe e
Qeni tërhiqet zvarrë në Vlorë

VLORË- Pamje të rënda vijnë nga Vlora! Një katërputrosh është tërhequr zvarrë rrugëve të Vlorës. Qenushi është lidhur pas makinës me targa VL 7183 C dhe në pamjet e mëposhtme shihet teksa përpëlitet kur mjeti e tërheq zvarrë.


Pamjet janë filmuar nga një qytetar që po udhëtonte gjithashtu me makinë pas keqtrajtuesit të kafshëve. Ai dëgjohet që i bie borisë, por nuk merr asnjë reagim nga torturuesi i qenit. As policia nuk ka reaguar ende për pamjet e rënda!

vlore torturohet qeni ne vlore

Sondazh

Poll