Aktualitet

VD/Miku i Luigj Markut tregon detaje nga gjendja e tij: I kanë prerë hundën e faqen, e lanë sakat me plumbin në kofshë

Ai thotë se për pasojë, Luigj Marku ka mbetur i gjymtuar dhe nuk mund të lëvizë.

9 Gusht 2022, 15:21 Nga F.M
VD/Miku i Luigj Markut tregon detaje nga gjendja e tij: I kanë prerë
Luigj Marku

TIRANË- I njohuri i Luigj Markut që u dhunua dy ditë më parë ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e ekstremistit. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai rrëfen se Markut i kanë çarë hundën, i kanë prerë një pojesë të faqes dhe e kanë qëlluar me plumb në njërën kofshë. Ai thotë se për pasojë, Luigj Marku ka mbetur i gjymtuar dhe nuk mund të lëvizë.

“Tash ç’a u bo? E kapën e neutralizun, e gjuajtën në makinë e çunë në hije të një peme. E majtën keq, i kanë pre hunën. I kanë ra keq këtu e kanë pre në faqe, i kanë fut i plumb në kofshë. Se ky ka qenë sakat,”- tregon ai në një video në Tik Tok.


Luigj Marku, një ekstremist nga Lezha u dhunua nga disa persona teksa ishte në një video live në Tik Tok. Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë gisht në dhunimin e Markut. Një prej tyre është identifikuar si Fitim Gashi dhe është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen. Luigj Marku është bërë i njohur në rrjetet sociale për shkak se ofendon dhe kërcënon gjatë gjithë kohës muslimanët.

luigj marku

Sondazh

Poll