Aktualitet

Vrasja në Maliq/ Djali ishte bashkë me të atin, nuk e pa kur e vrau komshiu. Ende s'e di që ka vdekur

Në këtë moment, djali i viktimës që po fuste bagëtitë në stallë nuk ishte prezent dhe nuk e pa si rrodhi ngjarja ndërsa i ati pas plagosjes e thirri për ndihmë.

9 Gusht 2022, 13:59 Nga k.m.
Vrasja në Maliq/ Djali ishte bashkë me të atin, nuk e pa kur e
Foto ilustruese

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i mbrëmjes së të hënës që rezultoi fatal për Nesti Sotirin, i cili u godit me thikë nga fqinji i tij pas një sherri që ka nisur prej qenëve të autorit, Velo Hazisllari. Ndaj dhe Gjergji Nasi i ka goditur për t'u vetëmbrojtur. Në këtë moment, djali i viktimës që po fuste bagëtitë në stallë nuk ishte prezent dhe nuk e pa si rrodhi ngjarja ndërsa i ati pas plagosjes e thirri për ndihmë.

Ndërkohë trupi i të ndjerit është ende në morg, djali i viktimës po merret në pyetje ende, është ende i tronditur. Prandaj edhe nuk ka asnjë informacion se i ati ka ndërruar jetë. Kjo pasi asnjë nuk ia ka dhënë lajmin e ri dhe se herën e fundit që e pa të atin, ai ishte gjendje shumë kritike.

 velo hazisllari nesti sotiri vritet nesti sotiri

Sondazh

Poll