Aktualitet

Fier/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet 40-vjeçari me 2 emra

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 2 vite burg për vjedhje është arrestuar nga Policia e Fierit. 

9 Gusht 2022, 13:29 Nga k.m.
Fier/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet 40-vjeçari me 2
Policia e Fierit

FIER- Rei Lala, gjithashtu i njohur si Klajdi Gega, është kapur sot nga Policia e Fierit. 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me 2 vite burg për vjedhje është arrestuar nga Policia e Fierit. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Rei Lala alias Klajdi Gega, 40 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.10.2021, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Vjedhja". Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve: -A. Ç., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur për jetën bashkëshorten e tij;

-S. Gj., 38 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. K., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. Ç., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 70-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve,"-njoftoi Policia e Fierit. 

policia e fierit

Sondazh

Poll