Aktualitet

Vrasja në Maliq, shoqërohet në polici djali i viktimës, goditi me grushte Hazisllarin që i vrau babanë

Në momentin e ngjarjes ka qenë me të atin në stallën ku mbajnë bagëtitë kur qentë e autorit, Valo Hazisllari u kanë lehur dhe sulur.

9 Gusht 2022, 15:53 Nga F.M
Vrasja në Maliq, shoqërohet në polici djali i viktimës,
Vendi ku u vra Nesti Sotiri, Maliq

KORÇË- Djali i Nestir Sotirit, Erion Sotiri që u vra mbrëmjen e kaluar në Maliq të Korçës është shoqëruar në polici. I riu pritet të merret në pyetje për ngjarjen e rëndë pasi rezulton të jetë i vetmi dëshmitar. Erion Sotiri dyshohet se ka qëlluar me grushtë autorin e krimit të rëndë, Velo Hazisllari.

Në momentin e ngjarjes ka qenë me të atin në stallën ku mbajnë bagëtitë kur qentë e autorit, Valo Hazisllari u kanë lehur dhe sulur. Ata janë ankuar dhe kështu ka nisur sherri mes dy palëve. Sotiri dhe Hazisllari nxorrën thikat e qëlluan njëri-tjetrin, pork y moment nuk është parë nga djali i viktimës. Të dy janë dërguar në spital, ku Sotiri ndërroi jetë dhe Hazisllarit ju vunë prangat.

velo hazisllari erion sotiri nesti sotiri vritet nesti sotiri

Sondazh

Poll