Aktualitet

Zhbllokohet Taivani, Braçe nuk ndalet me akuzat ndaj gjykatësit: Dëgjove poezi romantike parash? Dosja në Vetting!

7 Gusht 2019, 15:42 Nga DOSJA
Zhbllokohet Taivani, Braçe nuk ndalet me akuzat ndaj gjykatësit:

TIRANË– Vetëm pak ditë nga njoftimit se kompleksi i Taivanit ishte bllokuar, Gjykata e Tiranës ka tërhequr sot vendimin për të. 

Lajmi është bërë i ditur nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili njoftoi zhbllokimin e tij duke mos i kursyer akuzat ndaj gjykatësit Gentian Hamiti, i cili dha vendimin.

“Gjykatës në cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshë në telefon duke dëgjuar poezi romantike parash? Secila nga këto dosje do i kalojë organeve të vetingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë suaj profesionale nën gjykim nga këto organe!,“-shkruan Braçe.

Reagimi i plotë i Braçes:

 

 

TAIWANI NUK ESHTE BIZNES VIP!!! TAIWANI NUK ESHTE BIZNES VIP PER SHKAK TE QARKULLIMIT TE VOGEL!!! TAIWANI KA QARKULLIM TE VOGEL SEPSE NUK E DOKUMENTON ATE ME KUPONE TATIMORE!!! Tamam per kete, TAIWANI U BLLOKUA TE PREMTEN E JAVES QE KALOI! TAIWANI U CBLLOKUA SOT NGA GJYKATA! Jo nga Qeveria, jo nga Politika, jo nga Tatimet, jo nga Ligji! Zero! TAIWANI U CBLLOKUA SOT NGA GJYKATA, GJYKATESI GENTIAN HAMITI! Ne shkelje te hapur te ligjit! Taiwani u gjet te premten e shkuar, pa kupon tatimor ne tavolinat e restorantit te tij! Sipas ligjit PER PROCEDURAT TATIMORE NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE; NENI 122/ pika B/ germa ii) thuhet: Konstatimin (verifikimin) tjeter pas konstatimit te pare, sipas nendarjes i te kesaj shkronje, nese tatimpaguesi vazhdon te mos e leshoj kuponin tatimor per te dokumentuar qarkullimin e realizuar te mallrave apo sherbimeve, pervec aplikimit te denimit si ne nendarjen i) dhe ne kete rast merret masa e BLLOKIMIT TE VEPRIMTARISE NE VENDIN KU ESHTE KONSTATUAR SHKELJA PER 30 DITE KALENDARIKE. Tatimet kane zbatuar pike per pike kete nen dhe kete germe! KANE ZBATUAR LIGJIN! KANE MBROJTUR INTERESIN PUBLIK TE CENUAR RENDE NGA VEPRIMTARIA E PALIGJSHME, E PERSERITUR NGA KOMPANIA TAIWAN! Demi mund te jete kolosal, kur dyshimi shtohet nga ky kupon jo tatimor gjetur ne ate tavoline qe mban numrin rendor 38168. Gjykates ne cilin ligj u bazove? I kishe syte hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash? Ligji i Tatimeve ishte ky! Ligjit yt thote qarte se, sogurimi i padise mund te vendoset KUR NUK CENOHET RENDE INTERESI PUBLIK! Si ka mundesi qe zgjodhe di dalesh zot interesit te paligjshem te privatit dhe jo INTERESIT PUBLIK TE CENUAR RENDE NGA PRIVATI? Nuk dua pergjigje nga ty! Per ty dhe cdo sivlla me ty, pjese e kesaj drejtesie te padenje, te padobishme e shpesh te korruptuar, kthyer ne biznes banal kunder interesit publik, dua te them: NGA NESER, SECILA NGA KETO DOSJE DO I KALOJE ORGANEVE TE VETINGUT, SI PJESE THELBESORE E VEPRIMTARISE SUAJ PROFESIONALE NEN GJYKIM NGA KETO ORGANE! Ne do apelojme menjehere vendimin tend! Ajo qe po bejme me te paligjshmit ne treg nuk ka kthim! As nga ju!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Aksioni kundër informalitetit nisur pak javë më parë, ku shumë biznese janë mbyllur dhe gjobitur për mosdhënie kuponi tatimor dhe shkelje të tjera. Ndër to përmendim Taivanin dhe Rognerin. Ndërkohë kohët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kundër informalitetit që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga uzurpimi i paligjshëm. Rama tha se nga shtatori plazhi do t’i kalojë në administrim Qeverisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet erion brace mbyllet taivani aksioni anti-informalitet erion brace mbyllet taivani

Sondazh

Poll