Aktualitet

Restoranti i dha kupon fiktiv/ Tatimet ‘sulen’ në Himarë pas denoncimit të qytetarit

7 Gusht 2019, 13:01 Nga DOSJA
Restoranti i dha kupon fiktiv/ Tatimet ‘sulen’ në Himarë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorisë Tatimore, pas denoncimit të qytetarit për një nga restorantet e njohura në Himarë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Financave, Anila Denaj, me anë të një deklaratë për mediat nga bregdeti jugor.

Denaj sqaroi se shkak për ndëshkimin e restorantit “Esperia”, u bë kërkesa e një qytetari për kupon tatimor të rregullt, gjë që i ishte mohuar.

Qytetarit i ishte dorëzuar një kupon në gjuhë greke i shkruar me dorë, i cili tejkalonte vlerën e artikujve ushqimore që kishte konsumuar.

Pas denoncimit, inspektorët e tatimeve të shoqëruar nga ministrja kanë zbarkuar menjëherë te restoranti në fjalë dhe kanë vënë në zbatim masat ndëshkuese.

Nëse konstatohen përsëri shkelje të tilla, – theksoi Denaj, masat do të jenë më të ashpra, deri në mbyllje të bizneseve.

Së shpejti, pritet të bëhet i aksesueshëm dhe aplikacioni për denoncimin e rasteve abuzive nga qytetarët.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anila denaj denoncimi qytetarit dosja esperia himarë anila denaj denoncimi qytetarit dosja esperia himarë

Sondazh

Poll