Aktualitet

10 vite nga masakra e Dritan Dajtit me 4 policët, familjarë dhe RENEA përkujtojnë kolegët e vrarë

7 Gusht 2019, 09:17 Nga DOSJA
10 vite nga masakra e Dritan Dajtit me 4 policët, familjarë dhe RENEA

TIRANË- 10 vite nga masakra e Durrësit, ku Dritan Dajti vrau 4 efektivë të Policisë në Durrës, një ceremoni përkujtimore po zhvillohet në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Familjarë, efektivë të RENEA-s, reparti Shqiponja dhe ata të Policisë së Shtetit, kanë nderuar varret e 4 të rënëve, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj,  Altin Dizdarin dhe Sajmir Duçkollarin.

Ngjarja e datës 7 gusht 2009 tronditi Shqipërinë e asaj kohe, ku Dajti vrau policët që ishin pjesë e operacionit për kapjen e tij.

Dajti ia doli të hiqte nga supet burgimin e përjetshëm dhe përfundimisht u dënua me 25 vite burgim, në një dënim që pas konvertimit për shkak të gjykimit të shkurtuar ngelen 15 vite burg. Gjyqtarët që i dhanë dënimin Dajtit janë nën hetim për korrupsion.

Vendimi ka hapur edhe një debat politik, por ndërkohë Dajti ia ka dalë që të ketë mundësi të dalë nga burgu.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti masakra e durresit perkujtimi i masakres se durresit dritan dajti masakra e durresit perkujtimi i masakres se durresit

Sondazh

Poll