Aktualitet

Lirohet pas 5 muajsh anëtari i bandës së Bajrave, kampioni i boksit Nelson Hysa

7 Gusht 2019, 14:31 Nga DOSJA
Lirohet pas 5 muajsh anëtari i bandës së Bajrave, kampioni i

TIRANË– Është liruar 5 muaj pas arrestimit, Nelson Hysa, kampioni i Vllaznisë që është përfshirë në grupin kriminal të Bajrajve. Dosja.al mëson se Hysa, bokseri i shpallur 18 herë kampion në Shqipëri ka lënë qelinë ditën e sotme.

Nelson Hysa u prangos më datë 9 mars në një apartament në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku iu sekuestrua edhe një makinë tip BMW.

Ai ishte shpallur në kërkim që prej shtatorit të vitit 2018 dhe akuzohej për pjesëmarrje në organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal dhe trukim i garave sportive, i kryer në bashkëpunim.

Boksieri është i njohur për miqësinë e tij me Bajrajt në Shkodër. Ai i ka shpëtuar një atentati kriminal në 06 maj 2017. Hysa u qëllua me 2 plumba por arriti të shpëtonte pa rrezik për jetën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirohet anetar i bajrave lirohet nelson hysa lirohet anetar i bajrave lirohet nelson hysa

Sondazh

Poll