Aktualitet

Lëshoi kupon të shkruar me dorë e në gjuhën greke, gjobitet një nga restorantet e shtrenjta në Himarë (VD)

7 Gusht 2019, 12:09 Nga DOSJA
Lëshoi kupon të shkruar me dorë e në gjuhën greke,

HIMARË– Një qytetar ka denoncuar një restorant të njohur në Himarë, duke bërë që të gjobitet nga Drejtoria Tatimore.

Ministrja e Financave Anila Denaj në një deklaratë për mediat nga Himara ka treguar  kanë ndëshkuar restorantin “Esperia”.

Qytetari kishte kërkuar kupon tatimor për të disatën herë dhe i ishte dorëzuar fatura në gjuhë greke e shkruar me dorë.

Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor,”-tha Denaj.

Postimi i plotë:

 

Ditët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kunëdër informalitetit. Vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Një ndër to ishte dhe Tajvani. Dosja.al zbuloi se kazinoja e Tajvanit është e hapur dhe funksionon normalisht.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-informalitet anila denaj himarë aksioni anti-informalitet anila denaj himarë

Sondazh

Poll