Aktualitet

Tentoi të fuste kokainë në burg për të vëllain, arrestohet 29-vjeçari në Kavajë

7 Gusht 2019, 09:42 Nga DOSJA
Tentoi të fuste kokainë në burg për të vëllain,

Kavajë- Në prangat e policisë ka rënë një 29-vjeçar pasi ka tentuar të futë drogë brenga burgut në Kavajë.

Nga policia është arrestuar E. B.,29 vjeç banues në Durrës, pasi ka tentuar që mes rrobave të kalonte drogë për të vëllain e burgosur.

Njoftimi i policisë:

Kavajë

Tenton të fusë lëndë narkotike në IEVP,
arrestohet në flagrancë 29-vjeçari

Sekuestrohen 26 gramë canabis sativa dhe 31 doza heroinë.

Shërbimet e policisë së burgut të IEVP Rogozhinë, gjatë kontrollit të sendeve që një shtetas kishte sjellë për të vëllanë, i cili vuante dënimin pranë ambjenteve të IEVP Rogozhinë, kanë konstatuar që në rrobat e tij , mbante të fshehur lëndë narkotike.

Është njoftuar menjëherë grupi hetimor dhe specialistët për Narkotikët të cilët në përfundim të hetimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

E. B.,29 vjeç banues në Durrës.

Materialet do ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Prodhimi dhe shitje të narkotikeve”

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 29 vjecari drogë në burgun e kavajës arrestohet 29 vjecari drogë në burgun e kavajës

Sondazh

Poll