Aktualitet

Zjarri merr përmasa madhore, shkrumbohen 35 shtëpi në Grudë

Mësohet se vatra e zjarrit në këtë vend ka marrë përmasa të mëdha, duke fshirë nga faqja e dheut çdo gjë që i del përpara. 

8 Gusht 2022, 21:30 Nga I.A
Zjarri merr përmasa madhore, shkrumbohen 35 shtëpi në Grudë
Zjarri

MALËSI E MADHE-35 banesa të pabanuara janë shkrumbuar pasditen e sotme në Grudë të Koplikut. Mësohet se vatra e zjarrit në këtë vend ka marrë përmasa të mëdha, duke fshirë nga faqja e dheut çdo gjë që i del përpara. 

Për mbi dy orë flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke. Ndërkohë që situata pas dy ore luftë me flakët është përmirësuar, por dëmet janë katastrofike dhe se 80% e banesave janë djegur plotësisht. Por fëtmirësisht nuk ka dëme në njerëz. 

Po ashtu në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, ndërkohë që në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e fshatit, që me mjete rrethanore kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

zjarr ne grude zjarr ne shqiperi

Sondazh

Poll