Aktualitet

PANKARTAT/ Vogëlushët protestojnë në heshtje për vrasjen e Jonadës, ulen në shkallët e Kryeministrisë

Me pankarta në duar, të vegjlit janë ulur në shkallët e Kryeministrisë.

8 Gusht 2022, 20:29 Nga F.M
PANKARTAT/ Vogëlushët protestojnë në heshtje për
Fëmijët në protestën për Jonada Avdian

TIRANË- Vogëlushë e bashkëmoshatarë të Jonada Avdias janë bërë pjesë e protestës së sotme ku po kërkohet drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares. Me pankarta në duar, të vegjlit janë ulur në shkallët e Kryeministrisë dhe në heshtje kërkojnë drejtësi për miken e tyre të vogël.

“Heshtja është bashkëpunim në vrasje”; “Drejtësi për Jonadën”; “Drejtësi që Jonada të pushojë e qetë”, shkruhet në pankarta.

Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

jonada avdia protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll