Aktualitet

VD/ I afërmi i Jonadës: Kam dy djem, dua të rriten me gjyshërit e të mësojnë shqip, ku t’i sjell o kryeministër?

Ai tha se ka ikur që 18 vjeç në emigrim për të sigurar kushte më të mira jetese por dëshiron të rikthehet në vendlindje.

8 Gusht 2022, 21:16 Nga F.M
VD/ I afërmi i Jonadës: Kam dy djem, dua të rriten me
I afërmi i Jonada Avdias

TIRANË- Shoku i dajës së Jonada Avdias, 7-vjeçares që u përplas për vdekje nga skafi i ish-efektivit Arjan Taseka treguar historinë e tij në Tik Tok. I pranishëm në protestën që u mbajt sot për 7-vjeçaren, ai tha se ka ikur që 18 vjeç në emigrim për të sigurar kushte më të mira jetese por dëshiron të rikthehet në vendlindje. Ai shprehet se ka dy fëmijë të cilëve dëshiron tu mësojë shqip, por nuk gjen siguri.

“Jam shoku i dajës së Jonadës ikëm 18 vjeç që këtu se nuk kishim bukë. Kam dy djem që dua ti sjell në Shqipëri të mësojnë shqip. Dua ti sjell të rriten më gjyshërit meqë djalin e tyre e humbën 17 vjet rrugëve të botës. Po ku ti sjell? Edhe sa fëmijë duhet të humbim? Kemi gjak shqiptari e duhet të jetojmë për moral. Nuk është gjithçka paraja,”- tha ai ndër të tjera.


Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

jonada avdia protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll