Aktualitet

Zjarret në Shkodër/ "Duhen mjete nga ajri", Spahia përplaset me Angonin, prefektja: S'ka nevojë për helikopterë

Gjatë një inspektimi në terren, Angoni ka deklaruar se edhe pse situata është kritike, zjarret janë të menaxhueshme dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje nga zjarri. 

8 Gusht 2022, 19:52 Nga I.A,F.M
Zjarret në Shkodër/ "Duhen mjete nga ajri", Spahia
Majlinda Angoni dhe Bardh Spahia

SHKODËR- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni dhe kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia janë përplasur sot në debat për situatën e zjarreve. Gjatë një inspektimi në terren, Angoni ka deklaruar se edhe pse situata është kritike, zjarret janë të menaxhueshme dhe se nuk ka nevojë për ndërhyrje nga zjarri. 

“Jemi në një situatë kritike. 60 forca të ushtrisë në terren. Shumë e vështirë ndërhyrja në Vilëz për shkak të terrenit. Prioritet është jeta e njerëzve dhe e banesave të tyre. Duhet koordinim më i mirë i Bashkisë Shkodër, sidomos në Vilëz. Flitet për situata të menaxhueshme, nuk është koha për helikopterë. Duhet të bëjmë denoncime për çdo rast të dyshimtë, duhet solidaritet në këtë situatë”, tha Angoni.

Ndërkohë që nga ana tjetër Spahia nuk ka rënë dakord dhe ka deklaruar se në Shkodër nevojitet ndërhyrje nga ajri. Po ashti ai ka deklaruar se qeveria duhet të jetë më prezente për shuarjen e flakëve.

Jemi përballur me një situatë të vështirë me disa vatra zjarri në kohë të njëjtë. Falë punës së zjarrfikësve janë dominuar këto situata. Nevojiten mjete nga ajri aty ku është e pamundur ndërhyrja. Do duhej qeveria të ishte me prezentë”, tha Spahia.

majlinda angoni bardh spahia zjarret ne vend

Sondazh

Poll