Aktualitet

FOTO/ Qytetari lyen murin e Ministrisë: Ky është gjaku i Jonadës dhe i çdo jete të prerë në mes

Boja e kuqe përfaqëson gjakun e humbur të Jonada Avdias dhe të gjithë jetëve të prera në mes për fajin e shtetit.

8 Gusht 2022, 20:08 Nga F.M
FOTO/ Qytetari lyen murin e Ministrisë: Ky është gjaku i
Protesta për Jonada Avdian, Tiranë

TIRANË- Qytetarët në mënyrë simbolike kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme. Një prej tyre kishte marrë një shishe me bojë me vete dhe tha se në mënyrë simbolike do të lyejnë murin e MB. Sipas qytetarit, boja e kuqe përfaqëson gjakun e humbur të Jonada Avdias dhe të gjithë jetëve të prera në mes për fajin e shtetit.

"Ky është gjaku që ka shkaktuar Kumbaro, ky është gjaku që ka shkaktuar Çuçi, ky është jgaku që shkaktoi Nano, ky është gjaku i Jonadës dhe jo vetëm, gjaku i çdo jete të prerë në mes,"- tha ai dhe lyeu murin e MB. 

Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

jonada avdia protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll