Aktualitet

FOTO- Pankarta në protestë: Drejtësi që Jonada të pushojë e qetë

Në një prej tyre kërkohet drejtësia në mënyrë të vogëlushja të prehet e qetë. 

8 Gusht 2022, 19:56 Nga F.M
FOTO- Pankarta në protestë: Drejtësi që Jonada të
Protesta për Jonada Avdian, Tiranë

TIRANË- Qytetarët kanë zgjedhur të paraqiten me pankarta të ndryshme në protestën që po mbahet për herë të dytë, përmes të cilës kërkohet drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia. Në një prej tyre kërkohet drejtësia në mënyrë të vogëlushja të prehet e qetë. 

"Drejtësi që Jonada të pushojë e qetë,"- shkruhet në një prej pankartave. 

Qytetarët kishin vendosur një afat prej 72 orësh, por një natë më parë afati ksadoi dhe protesta u rigorganizua. Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

jonada avdia protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll