Aktualitet

Qytetari i kërkon llogari Ramës: A do flije i qetë nëse në vend të Jonadës do kishte qenë Zaho jot?

Qytetari pyeti Ramën se çfarë do të bënte nëse në vend të Jonadës do të kishte qenë djali i tij i vogël, Zaho. 

8 Gusht 2022, 20:01 Nga F.M
Qytetari i kërkon llogari Ramës: A do flije i qetë nëse
Protesta për Jonada Avdian, Tiranë

TIRANË- Një nga qytetarët që po proteston në Tiranë i ka kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-polici Arjan Tase. I ndodhur në protestën që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme, qytetari pyeti Ramën se çfarë do të bënte nëse në vend të Jonadës do të kishte qenë djali i tij i vogël, Zaho. 

"Çfarë do të bëje ti zoti Rama nëse Zaho jot do të kishte pasur fatin e Jonadës së shkretë? Ç'do të bëje? A do të flije ti i qetë zoti Rama?"- tha qytetari, fjalë që u pasuan nga ovacione të shumta. 

Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. 

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

protesta per vrasjen e femijes ne himare jonada avdia

Sondazh

Poll