Aktualitet

Në protestë për Jonadën, qytetarë: Çuçi dorëhiqu, s'menaxhon dot vartësit e jo më popullin

Gjatë protestës së sotme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët kanë thënë se ata nuk janë të aftë të menaxhojnë vartësit e tyre dhe jo më popullin.

8 Gusht 2022, 19:54 Nga I.A,F.M
Në protestë për Jonadën, qytetarë: Çuçi
qytetaret

TIRANË- Qytetarët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, Ministres së Turizmit Mirela Kumbaros si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. Gjatë protestës së sotme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, qytetarët kanë thënë se ata nuk janë të aftë të menaxhojnë vartësit e tyre dhe jo më popullin.

"Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por ne dështuam. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen," thanë qytetarët.

protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll