Aktualitet

Ra nga kati i tretë i hotelit tek Shkëmbi i Kavajës, përmirësohet gjendja shëndetësore e 10-vjeçarit polak

10-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital.

8 Gusht 2022, 17:54 Nga F.M
Ra nga kati i tretë i hotelit tek Shkëmbi i Kavajës,
Shkëmbi i Kavajës

DURRËS- I mituri polak që ra nga kati i tretë i hotelit një natë më parë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Mesohet se kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nga aksidenti i rëndë, 10-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital. Por, jeta e tij nuk është më në rrezik dhe po përmirësohet gradualisht.

Ngjarja e rëndë ndodhi pragmesnatën e kaluar. I mituri po qëndronte në ballkonin e hotelit ku ishin vendosur për pushime, në plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Por, në një moment, ai humbi ekuilibrin dhe ra nga kati i tretë.

shkembi i kavajes

Sondazh

Poll