Aktualitet

Anija e parë nga Ukraina drejt Shqipërisë, po sjell 6 mijë ton grurë në portin e Durrësit

E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës.

8 Gusht 2022, 17:52 Nga k.m.

 

Anija e parë nga Ukraina drejt Shqipërisë, po sjell 6 mijë
Anija me grurë

 

TIRANË- Anija “Jaohar Ranim” po lundron drejt portit të Durrësit me një sasi prej 6 000 tonësh grurë të ardhur për llogari të një kompanie mielli në Tiranë.

Anija e parë nga Ukraina drejt Shqipërisë, po sjell 6 mijë

Kjo është anija e parë që vjen nga Ukraina që pas fillimit të luftës atje. E ngarkuar në Izmail të Ukrainës, anija është nisur më 28 korrik nga ky port dhe pritet të mbërrijë më 10 gusht në Durrës. Pra pas 2 ditësh, ndërsa aktualisht “Jaohar Ranim” ndodhet në ujërat greke të Jonit.

Anija e parë nga Ukraina drejt Shqipërisë, po sjell 6 mijë

Javën e kaluar nisën lëvizjet e para të grurit ukrainas, pas sulmeve të Rusisë në shkurt të këtij viti, duke shkaktuar një krizë në furnizimin global me drithë. Kjo edhe sepse Rusia dhe Ukraina, të dyja së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

anija “jaohar ranim”

Sondazh

Poll