Aktualitet

“Drejtësi për Jonadën”, qytetarët në protestë për herë të dytë, policia rrethon Ministrinë e Brendshme

Qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

8 Gusht 2022, 19:18 Nga F.M
“Drejtësi për Jonadën”, qytetarët në
Protestë, Tiranë

TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë masa vetëm pak minuta para se qytetarët të grumbullohen për të protestuar dhe për të kërkuar drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u përplas për vdekje nga skafi. Protesta është lajmëruar se do të nisë në orën 19:30, kur qytetarët do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Vetëm pak para nisjes, policia ka rrethuar ministrinë e Brendshme.

Qytetarët kishin vendosur një afat prej 72 orësh, por një natë më parë afati ksadoi dhe protesta u rigorganizua. Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

jonada avdia arjan tase vdes femija ne himare protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll