Aktualitet

Përfshihet nga flakët kodrat e Shën E Premtes në Divjakë

Zjarri po kalon në Kodrat e Divjakës, afër fshatit Gërmenj.

8 Gusht 2022, 18:13 Nga F.M
Përfshihet nga flakët kodrat e Shën E Premtes në
Kodrat e Shën E Premtes

LUSHNJE- Kodrat e Shën E Premtes janë përfshirë nga flakët këtë pasdite. Mësohet se zjarri ka rënë në një sipërfaqje prej 20 hektarësh, duke djegur shkurre dhe ullishte. Flakët kanë përfshirë disa kodra me ullinj dhe të favorizuara nga era e fortë po përhapen masivisht.

Zjarri po kalon në Kodrat e Divjakës, afër fshatit Gërmenj. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete zjarrfikëse të Divjakës që po punojnë për izolimin e vatrave.

Zjarret masive kanë përfshirë vendin prej ditësh. Vatra aktive ka në Mat, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset kanë dalë në terren, por ndërhyrje nga ajri nuk ka ende. 

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll